| O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së vërtetës, që ndodhe kudò e mblon të gjitha, thesari i të miravet dhe jetëdhënës, eja e qëndrò në mes neve dhe pastrona nga çdo mëkat dhe shpëtó, o i mirë, shpirtrat tanë.
|
Shëjt Perëndi, Shëjt i fuqishëm, Shëjt i pavdekshëm, kijna lipisì.
Lavdì Atit e Birit edhe Shpirtit të Shëjtë, nanì e përherë e në jetët e jetëvet. Amìn.
Trinì e tërëshëjtë, kijna lipisì; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjena paudhësitë tona; o Shëjt, ruaj e shëro sëmundjet tona, për ëmrin tënd.
Lipisì, o Zot. (3 volte)
Lavdì Atit e Birit edhe Shpirtit të Shëjtë, nanì e përherë e në jetët e jetëvet. Amìn.
Ati ynë, çë je në qiell, u shëjtëroftë ëmri yt; ardhtë rregjëria jote; u bëftë vullimi yt, si në qiell ashtu mbi dhe. Bukën tonë të përditshme ëna neve sot, dhe ndjena neve detyrat tona, si edhe na ia ndjejmë detorëvet tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po lirona nga i ligu.
Se jotia është rregjëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit edhe e Shpirtit të Shëjtë, nanì e përherë e në jetët e jetëvet.

