martedì 10 febbraio 2026, settimana dei latticini

Vangelo di San Giovanni, capitolo 15, dal versetto 17 al capitolo 16, versetto 2

 

15 – 17Këtë ju urdhëronj: duheni mirë njeri jetri.

 18Nëse jeta ju do lig, kin të dini se ajo më dish lig mua më parë se juve. 19Nëse ju ishit të jetës, jeta doj mirë të sajit. Po, sepse ju s’jini të jetës, se u ju zgjodha nga jeta, për këtë jeta ju do lig. 20Mbani mend fjalën çë ju thashë juve: s’është shërbëtor më i madh se i zoti i tij. Nëse më kanë reshtur mua, do t’ju reshtin edhe juve; nëse kanë ruajtur fjalën time, do të ruajën edhe tuajën. 21Po gjithë këto ju i bëjën juve për shkak të ëmrit tim, sepse nëng njohin atë çë më dërgoi. 22Nëse s’kisha ardhur e s’i kisha folur atyre, s’kishin mëkat, po nanì s’kanë ndëlesë për mëkatin e tyre. 23Kush më do lig mua, do lig edhe Atin tim. 24Nëse s’kisha bërë në mes të atyreve shërbise çë mosnjeri bëri, s’kishin ndonjë mëkat; po nanì kanë parë e kanë dashur lig mua e Atin tim. 25Se të bëhej fjala e shkruajtur te Ligja e tyre: Më dishtin lig pa gjë. 26Kur të vinjë Ngushëllimtari, çë u do t’ju dërgonj nga ana e Atit, Shpirti i së vërtetës çë buron prej Atit, ai do të më bënjë martri, edhe ju do të më bëni martri, sepse kini qënë me mua çë të parzën herë.

16 –1Ju thashë këto shërbise se të mos të skandallizoheni. 2Do t’ju përzënë nga sinagogat, e vjen hera kur, kush t’ju vrasë juve, ka besë se i jep lavdi Perëndisë.

15 17Questo vi comando: che vi amiate gli uni gli altri.
18Se il mondo vi odia, sappiate che prima di voi ha odiato me. 19Se foste del mondo, il mondo amerebbe ciò che è suo; poiché invece non siete del mondo, ma vi ho scelti io dal mondo, per questo il mondo vi odia. 20Ricordatevi della parola che io vi ho detto: “Un servo non è più grande del suo padrone”. Se hanno perseguitato me, perseguiteranno anche voi; se hanno osservato la mia parola, osserveranno anche la vostra. 21Ma faranno a voi tutto questo a causa del mio nome, perché non conoscono colui che mi ha mandato. 22Se io non fossi venuto e non avessi parlato loro, non avrebbero alcun peccato; ma ora non hanno scusa per il loro peccato. 23Chi odia me, odia anche il Padre mio. 24Se non avessi compiuto in mezzo a loro opere che nessun altro ha mai compiuto, non avrebbero alcun peccato; ora invece hanno visto e hanno odiato me e il Padre mio. 25Ma questo, perché si compisse la parola che sta scritta nella loro Legge: Mi hanno odiato senza ragione.

26Quando verrà il Paràclito, che io vi manderò dal Padre, lo Spirito della verità che procede dal Padre, egli darà testimonianza di me; 27e anche voi date testimonianza, perché siete con me fin dal principio.

16 Vi ho detto queste cose perché non abbiate a scandalizzarvi. 2Vi scacceranno dalle sinagoghe; anzi, viene l’ora in cui chiunque vi ucciderà crederà di rendere culto a Dio.